Dy muaj më parë, një 31 vjeçar nga Pogradeci, ka tentuar të hidhej nga kati i gjashtë i banesës në lagjen Nr. 3 të qytetit ndërsa u shpëtua nga dy të rinj.
Vetëm pak momente më parë ai është gjetur i vetëvarur në banesën e tij ku jetonte i vetëm me nënën.
31 vjeçari njihej si person me probleme nga lëndët narkotike ndërsa nuk ishte hera e parë që tentonte t’i jepte fund jetës.Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.