Një person, rreth 40 vjeç, është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë. Personi pa jetë është gjetur nga fëmijë dhe kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo diçka e tillë, pasi në momentin e parë u mendua i vrarë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë që mjekët shprehen se personi vuante nga epilepsia. Policia dhe ambulanca ndodhen ende në vendngjarje.
Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.