Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenje në banesën e tij në Volos të Greqisë. Sipas asaj që raportojnë mediat, shqiptari është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës nga të afërmit e tij.
45-vjeçari nuk i është përgjigjur telefonatave të të afërmve, të cilët të shqetësuar kanë shkuar në shtëpinë e tij, ku e kanë gjetur të vdekur. Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.