Ballina Shqiperia ime Gjendet i pajetë 23-vjeçari në konviktin e shkollës private

Gjendet i pajetë 23-vjeçari në konviktin e shkollës private

Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e konviktit të shkollës private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër.

I riu është gjetur nga shokët e tij të dhomës, të cilët fillimisht menduan se ai po flinte. Sipas të njëjtave burime, pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe, ç’ka ngre dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta. Ende nuk ka informacion zyrtar.

I riu nga Myzeqeja, ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës.

Trupi i të riut është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.