Dy persona kanë humbur jetën në qytetin e Vlorës. Policia thotë se një 58-vjeçar, banues në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 nëntori”.
Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e e rasteve.