Ballina Shqiperia ime Gjenden 2 parcela me droge me Mallakaster, ne kerkim autoret

Gjenden 2 parcela me droge me Mallakaster, ne kerkim autoret

Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.