Një revoltë e dhunshme ka shpërthyer në qendrën e ngritur nga qeveria italiane në Gjadër, ku janë pritur 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia pas dekreteve të dëbimit.
Njëzet emigrantë filluan protestën e dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës.
Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.
Por kjo nuk është e gjitha. Në përpjekje për të kryer një akt ekstrem, tre nga emigrantët e përfshirë thuhet se i kanë shkaktuar vetes plagë me thikë, duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz.
Boldnews.