Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, gjatë takimit në Zharrëz, në Shtabin e PD për zonën, ka deklaruar se banorët e kësaj zone do të komepnsohen për ndotjen e ajrit që u është shkaktuar si pasojë e kompanive private që operojnë në këtë zonë.
Postimi i Gazment Bardhit
Në fshatin Zharrëz, së bashku me Samenën në Shtabin e PD për zonën.
Jemi besimplotë që në këtë fshat ku PD ka ditur gjithmonë të triumfojë, edhe në 11 Maj do të ketë fitore edhe më madhështore, për të bërë Zharrëzin, Patosin dhe Shqipërinë Madhështore.
I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit nga zbatimi i kontratave të kompanive private që operojnë në zonë me shtetin shqiptar, jo vetëm do tu shkojë banorëve, por askush nuk do të guxojë që të abuzojë me pamundësinë e tyre për të ngritur zërin për të drejtat që ju takojnë. Fjalë e dhënë, është fjalë e mbajtur!