Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Patos në 34-vjetorin e themelimit të degës lokale të PD-së.
Bardhi shprehet se qytetarët në Patos e në qarkun e Fierit janë gati për ta bërë ndryshimin. Ai shtoi se në 12 vjet qeverisje, kryeministri Edi Rama i trajtoi qytetarët si armiq.
Postimi:
Patosi gati për NDRYSHIM! 🇦🇱✌️
12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të Bashkisë Patos. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri ti trajtojë qytetarët si armiq.
Në 34 vjetorin e themelimit të PD në Patos, demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të FITOJNË!