Sipas informacioneve të fundit nga spitali i Traumës, avokati Mëngjesi është futur në intubim.
Raportohet se gjendja shëndetësore e avokatit është përkeqësuar. Avokati u godit mëngjesin e sotëm nga të paktën 3 persona, në një nga rrugët e zonës së ish-Bllokut.
Ndaj tij është qëlluar me mjete të forta, ndërsa pësoi goditje në kokë, cka duket se i kanë përkeqësuar shëndetin. (vijon)