Ballina Shqiperia ime Fredi Beleri padit kandidatin e PS në qarkun Vlorë ish-drejtorin e Arkivës/...

Fredi Beleri padit kandidatin e PS në qarkun Vlorë ish-drejtorin e Arkivës/ Ardit Bido

Eurodeputeti Fredi Beleri ka kallëzuar të martën për shpifje në Gjykatën e Tiranës, ish-drejtorin e Arkivave, Ardit Bido. Avokati i Belerit ka deklaruar për mediat se ish-kryetari i bashkisë Himarë ishte personalisht në gjykatë për shkak se ndodhej në Tiranë.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar dhe ish-drejtori i Arkivës Ardit Bido i cili thotë se Beleri kishte prej 1 viti e gjysëm që kishte humbur e nuk shfaqej në Tiranë, duke mos marrë pjesë në seancën gjyqësore për një kallëzim që Bido i ka bërë për shpifje.

Në një video mesazh Bido thotë se “duke dëgjuar se ai kandidon për PS në qarkun Vlorë ka shkuar në Tiranë të bëjë shoë e radhës”.

“Ne do shihemi në gjyq dhe është e sigurt që ai do humbasë gjyqin dhe do dënohet për shpifje. Sepse e vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale. E vërteta është e tillë sepse është. Unë jam Ardit Bido dhe kam qëndrimet e mia, do të kem qëndrimet e mia pasi lidhen me të vërtetën”, thotë Ardit Bido.