Enti Rregullorator i Energjisë vendosi këtë javë nè mbledhjen e fundit te Bordit te Komisionerêve qe te niste procedurat per licencimin në prodhim të dy impianteve fotovoltaikë, secili me kapacitet 2 MW si dhe në tregtim të një subjekti që më herët është licencuar po në prodhim fotovoltaikësh me kapacitet 20MW.
Në një njoftim të tij ERE nënvizon se cilët janë subjektet dhe kapaciteti i tyre.
“Në mbledhjen e tij të datës 07.10.2024, Bordi i ERE-s vendosi: – të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “DELTA PLAN STUDIO” shpk, në veprimtarine e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në zonën kadastrale nr. 3038, fshati Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. – te fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë
“ORHER” shpk, në veprimtarine e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në Zonën e Semanit, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier. – te filloje procedurën për licencimin e shoqërisë
“Erseka Solar Park 1″ shpk, në veprimtarine e tregtimit te energjisë elektrike” nënvizon ERE.
Aktualisht sipas statistikave të fundit të ERE janë të licencuar në prodhimin e energjisë fotovoltaike 46 subjekte ku vetëm gjatë këtij viti janë tetë subjekte të reja ashtu siç ka edhe subjekte të cilat kanë marrë licencën më herët por kanë pasur rishikim te saj gjatë ketij viti.
Prodhimi i energjisë fotovoltaike nga impiante tashmë në pune vijon të mbetet ende modest në raport me totalin e energjisë së prodhuar. Deri në gusht u prodhuan 131 mijë MW duke përberë 2.5 per qind te prodhimit neto në vend deri në gusht.
Gjithsesi sasia e kesaj energjie pritet te rritet dukshëm në vijim per shkak te hyrjes në prodhim t disa impianteve me kapacitet të konsiderueshëm. Operatorët e tregut pohojne se pavarësisht valës së investimeve në drejtim të fotovoltaikëve ende ka hapësira për të investuar duke qenë se Shqipëria kërkon të rrisë sigurine e saj energjetike përmes diversifikimit por edhe si pjesë e tendencës globale të tranzicionit te gjelbër.