Ballina Ekonomi “FORBES ” zbulon miliarderin e parë ne SHQIPERI,më te pasurin në Ballkanin...

“FORBES ” zbulon miliarderin e parë ne SHQIPERI,më te pasurin në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin”

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e miliarderëve më të pasur në botë, ku ka konfirmuar se Shqipëria ka për herë të parë një përfaqësues në këtë renditje.

Bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane, i cili është pozicionuar në vendin e 2356-të me një pasuri të vlerësuar në 1.4 miliardë dollarë.
Ky sukses jo vetëm e fut Samir Manen në listën e më të pasurve të botës, por e bën atë biznesmenin më të pasur në Ballkanin Perëndimor.

Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin” – shkruan Forbes.

Historia e tij dallohet si një shembull i sipërmarrësve të Ballkanit që kanë mundur të ngrihen nga fillimet modeste dhe të krijojnë pasuri që shtrihet përtej kufijve kombëtarë, duke ndihmuar në transformimin e ekonomisë dhe duke krijuar një model për sipërmarrësit e ardhshëm në rajon.

Samir Mane, që tashmë zotëron grupin Balfin, nisi karrierën e tij pas largimit nga Shqipëria në vitin 1991 kur regjimi komunist po shembej dhe vendi po përballej me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike. Ai u transferua në Austri si emigrant, ku filloi të krijonte eksperiencën e nevojshme për të nisur rrugëtimin e tij sipërmarrës.