Ballina Shqiperia ime Fleta e votimit për 11 majin, përcaktohet renditja

Fleta e votimit për 11 majin, përcaktohet renditja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar me short renditjen e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas përfundimeve të këtij procesi, Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të jetë në krye të listës, ndërsa Partia Socialiste është pozicionuar më poshtë në fletën e votimit në vendin e pestë.

Ilirjan Celibashi, Kryetari i KQZ-së:

“Koalicioni ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të ketë numrin e parë në fletën e votimit. Partia Socialiste është renditur në një nga pozicionet e mëvonshme.”

Më tej, sipas shortit, Partia Mundësia e Agron Shehajt do të jetë e dyta në radhë, ndërsa Partia “Lëvizja Atdheu” është pozicionuar në vendin e tretë. Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, është renditur në vendin e katërt.

Në vijim të listës, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Lapaj dhe Shabani, do të mbajë një nga numrat pasues, ndërsa Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit është renditur menjëherë pas tij.

Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut dhe Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, me drejtues Shehin dhe Alibeajn, përmbyllin renditjen e subjekteve zgjedhore për këto zgjedhje.