Gruaja e Fatmir Terallarit, i cili ekzekutoi vëllanë e saj pas dyshimeve se i kishte përdhunuar të bijën për 9 vite, ka reaguar për mediat greke.
Ajo është shprehur se nuk e di nëse vëllai i saj mund ta ketë bërë vërtetë këtë akt apo Jo, por edhe nëse është e vërtetë, sipas saj i shoqi nuk duhej ta kishte ekzekutuar.
Ajo thotë se ka ligje dhe se më veprimin që ndërmori, i ka shkatërruar si familje.
“Nuk besoj që vëllai im të ketë bërë diçka të tillë, sepse nuk di gjë. Por edhe nëse e ka bërë, ka ligje. Nuk duhej të vriste vëllain tim, na ka vrarë të gjithëve me atë që ka bërë, të gjitha u shembën. Ka ligje për të vënë të gjithë në vendin e tyre dhe le të jetë vëllai im. Por jo për ta vrarë. Prindërit erdhën, po qajnë, janë çmendur, duhet t’i marr të gjitha vetë mbi supe”, ka deklaruar ajo.