Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin.Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.
Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe disa çadra e shezllone të djegura.
Turistët dhe banorët kanë braktisur bregdetin dhe kanë lënë gjithçka pas për t’u shpëtuar flakëve.
Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit.
Policia u ka bërë thirrje banorëve të lagjes së portit që të largohen, pasi rrezikon shpërthimi i cisternave të gazit që ndodhen aty.