Qafa e Llogarasë së bashku me Dhërmiun janë prekur ditën e sotme nga flakë masive, të cilat ende nuk janë shuar.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, por edhe ndihmës nga Forcat Ajrore, flakët në Qafën e Llogarasë vijojnë të djegin bimësinë.
Në pamje shfaqen flakët, të cilat po rrezikojnë kurorën e gjelbërt të Llogarasë edhe gjatë orëve të natës.
Po ashtu flakët kanë krijuar probleme edhe me qarkullimin e automjeteve në këtë zonë, me Ministrinë e Mbrojtjes që u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të evitojnë këtë aks.