Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë është arrestuar nga Forcat Operacionale në Fier, pas 13 vitesh pasi ishte shpallur në kërkim.
Kapja e tij u bë në Fier, teksa iu gjetën me vete 3 automatikë dhe pistoleta. Biznesmeni i ndërtimit Pjetër Pacani ka vrarë dy persona në vitin 2011, shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në Laç, pasi shkak mendohet një borxh prej 100 mijë eurosh.
Për këtë vrasje të dyfishtë ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014. B
iznesmeni nga Laçi ishte i listuar si një nga 50 personat më të kërkuar nga policia në vendin tonë.