DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Gj., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik, si ai i Policisë;
-A. P., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, shtetasin S. S., si edhe ka dëmtuar pasqyrat e automjetit të tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 68 vjeç, banues në Metaj, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
-R. Sh., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.
U referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. F., 44 vjeç, banues në Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.