Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe punohet për identifikimin ose kapjen e 2 të tjerëve, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin I. R., 43 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se më datë 01.03.2024, i kanë vjedhur një 34-vjeçareje, valixhet me sende personale në të. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.
Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 54 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Këta specialistë po punojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të një automjeti që ditën e djeshme, në aksin rrugor “Grabjan-Divjakë”, ka përplasur aksidentalisht shtetasin F. T. (këmbësor), 59 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 59-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.