Drejtoria Vendore e Policisë Fier
✅️Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata, vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lëvizje, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata;
-R. H., 28 vjeç, banues në Roskove, pasi u konstatua jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.