Ballina Shqiperia ime Fier-Thyen masen e arrestit dhe larguar nga vendi i denimit,arrestohen nga policia

Fier-Thyen masen e arrestit dhe larguar nga vendi i denimit,arrestohen nga policia

Fier/ Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, vihet në pranga 42-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.