Ashtu sikurse kishte premtuar 2 javë më parë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, së bashku me presidentin Bajram Begaj, organizuan një festë me të moshuarit në azilin e Fierit.
Presidenti Begaj teksa uroi festat të moshuarve, tha se këto festime i ka kthyer në traditë në këto institucione.
“E mbajtem fjalën qe iu rikthyem për një kohë shumë të shpejtë në këtë shtëpi. Dua të falenderoj në emrin tuaj, presidentin Begaj, që zgjodhi shtëpinë e të moshuarve këtu në Fier”
Ata zhvilluan edhe biseda me të moshuar të cilët kanë gjetur strehë në këto institucione.
Në shtëpinë e të moshuarve Fier, dy javë më parë ndodhi një incident ku një shkëndijë elektrike shumë pranë institucionit shkaktoi asfiksimin e disa të moshuarve.
Vetë ministri i Balla e ka ndjekur nga afër këtë incident.