DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit S. G., 23 vjeç, banues në fshatin Havaleas dhe B. G., 44 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 17 vjeç dhe 15 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, të papajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. I., 28 vjeç, banues në fshatin Zhamë dhe A. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike, përkatësisht kokainë dhe cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. M., 63 vjeç, se 60-vjeçari e ka penguar të zhvillojë aktivitetin e tij ekonomik, për marrjen e materialeve të ndërtimit, në fshatin Kasnicë, me pretendimin se zona rërëmbajtëse është pronë e tij. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.