Ballina Shqiperia ime Fier/Pranga per 1 shtetas ,ndiqen penalisht procedohen 7 të tjerë

Fier/Pranga per 1 shtetas ,ndiqen penalisht procedohen 7 të tjerë

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një shtetas që humbi jetën pasi dyshohet se aksidentalisht u dëmtua nga një makineri, në subjektin në të cilin ai punonte, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për pronarin e këtij subjekti, shtetasin R. J., 60 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 50 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në Suk, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ç., 57 vjeçe, banuese në Fier, pasi është konstatuar se banesa e saj furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Xh. N., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për paraqitjen e dokumenteve të automjetit që drejtonte;

-A. A., 41 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore në një magazinë;

-Z. K., banuese në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke bërë punime ndërtimi, pa leje, në tokën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., 59 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe si pasoje e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 2 hektarë tokë me bimësi të egër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.