Ballina Shqiperia ime Fier-Perndiqte nje 44 vjecare ,arrestohet 54 vjecari

Fier-Perndiqte nje 44 vjecare ,arrestohet 54 vjecari

Policia Rrugore arrestoi shtetasin N. Q., 66 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në Fier, pasi për një periudhë kohore ka përndjekur dhe kanosur një shtetase 44 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka përplasur një automjet tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin R. H.. Më pas nga përplasja është dëmtuar dhe një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. Z..

Nga përlasja e 3 automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasja S. B., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.