Ballina Shqiperia ime FIER-Ngjarjet dhe veprat penale te ndodhura ne 24 oret e fundit

FIER-Ngjarjet dhe veprat penale te ndodhura ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 

-A. S., 35 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 2 shtetase;   

-B. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë një shtetas i mitur, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në 3 automjete të parkuara.  

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. Xh., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.  

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. Xh., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi.  

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 66 vjeçe, banuese në Patos, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e saj dhe nga përhapja e flakëve janë dëmtuar disa pemë ulliri në pronësi të saj. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.