Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 63 vjeç, banues në Patos, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. H., 21 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 63-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.