Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. B., 49 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, pasi në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe bastesh sportive;
-H. T., banues në fshatin Kafaraj, pasi ka goditur me grusht një shtetas, për motive të dobëta.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së