Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha akuzuar per vrasjen e 50 vjecarit Ahmet Toska ne lagjen “Sheq i Madh” ngjarje e cila ka ndodhur ne 26 tetor te vitit 2020.
Ai ka fituar pafajesine pas rigjykimit te kesaj ceshtje nga gjykata e Fierit dhe nje riekspertimi te provave( pamje filmike te kamerave te sigurise, veshjet,etj) qe rrezonin akuzat per autoresine e tij ,dhe nuk ka prova bindese qe vrasje eshte kryer prej tij.
54 vjecari Fatmir Hoxha ka lene pasditen e sotme ambjentet e burgut te Fierit me vendim te gjykates se rrethit gjyqesor Fier .
Fatmir Hoxha I akuzuar per ekzekutimin e Ahmet Toskes ne vitin 2020 qe pas arrestimit dhe mases se arrestit me burg nuk ka pranuar autoresine e kesaj vrasje.
Sot eshte dhene vendimi ne ngarkim te te pandehurit Fatmir Hoxha. Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Fier e perbere nga trupi gjykues znj. Dajana Ndreja kryesuese seance dhe anetare gjyqtare znj. Olkeda Lice dhe gjyqtar z. Rudi Laze, me shumice vendosi: Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Fatmir Hoxha. Gjyqtarja znj. Olkeda Lice ka dale kunder me vendim pakice
Fatmir Hoxha është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte udhëtuar bashkë me bashkëshorten, ndërsa sipas pretendimeve të avokates, po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë.
Një person i maskuar i afrua dhe qëlloi me një plumb në kokë.
Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e Prokurorisë, me të cilat mori masën e Sigurisë arrest me burg ndaj Fatmir Hoxhës, të akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toska në sy të bashkëshortes më 26 tetor 2020 në Fier. 52 vjecari teksa i drejtohej qelisë, deklaroi para gazetarëve se ishte i pafajshëm.
Ky ishte reagimi i Fatmir Hoxhës, pasi Gjykata e Fierit vendosi ta mbajë në burg për ekzekutimin e 50 vjecarit Ahmet Toska në sy të bashkëshortes së tij.
Akuzën 52 vjecari e mohoi edhe në seancën me dyer të mbyllura përballë gjyqtarit Alfred Konomi.
Si provën e tij më të fortë kundërshtuese citohet të ketë përdorur faktin se atë mëngjes ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa krimi në fshatin Sheq i Madh, ishte shënuar dy orë më herët.
Por gjyqtari nuk i ka marrë parasysh pretendimet e Fatmir Hoxhës dhe avokates së tij të caktuar kryesisht duke i besuar provave të paraqitura nga Prokuroria që në dosje ka pamje filmike dhe gjumë baruti në rroba.
“Sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një “dyshim i arsyeshëm”, për ne nuk egzistonte dyshimi i arsyeshëm dhe ndaj kërkuam një masë arresti më të butë seç ishte masa arrest në shtëpi”, është shprehur avokatja e Fatmir Hoxhës.
Arma e krimit sipas burimeve ende nuk është gjetur, sikurse motivi i krimit mbetet i paqartë, edhe pse ka një dyshim se lidhet për çështje intime.