Ballina Shqiperia ime FIER-Kanosi efektivin e FNSH_së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë...

FIER-Kanosi efektivin e FNSH_së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH_së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.