Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. P., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përvetsuar një shumë parash nga një shtetas, duke e mashtruar atë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.