Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjejnë dhe i dorëzojnë qytetarit, çantën e dorës që i kishte humbur, ku brenda saj kishte një aparat celular, dokumentet e identifikimit, dhe një shumë parash.
Patrulla e Policisë gjatë patrullimit në sektor, kanë gjetur një çantë dore e cila i përkiste një qytetari.
Pasi kanë dorëzuar çantën e gjetur në ambjentet e Komisariatit, Patrulla e Policisë ka njoftuar qytetarin për tu paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier.
Punonjësit e Policisë i dorëzuan çantën qytetarit, i cili ka falenderuar Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.