Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Fier, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr të çastit.
Si pasojë, njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Raportohet se shkolla është e pajisur me roje dhe oficerë sigurie, ndërkohë që ky është i pari rast i tillë në këtë shkollë. Megjithatë, mësimi vijon normalisht, dhe situata është mbajtur nën kontroll.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes në ambientet e shkollës, ku është kapur me thikë në dorë, e cila është sekuestruar si provë materiale.