Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. B., 27 vjeç, banues në Darëzezë, pasi dyshohet se dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në krah, një shtetas 28-vjeçar, për motive të dobëta;
-E. M., 67 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.