Ballina Shqiperia ime Evazion fiskal me dëm rreth 200 mln euro, SPAK: 14 të arrestuar...

Evazion fiskal me dëm rreth 200 mln euro, SPAK: 14 të arrestuar në 17 shtete

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacionin e koduar “Cluster Midas”, për veprën penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.