Ballina Shqiperia ime Eurodeputeti grek takon Belerin ne burgun Fier

Eurodeputeti grek takon Belerin ne burgun Fier

Vizitë e Manolis Kefaloyannis tek Fredi Beleri në burgun e Fierit në Shqipëri.
Takime me anëtarë të Minoritetit Grek në Shqipëri për çështje pronësore.

Kryetari i Komisionit të Asocim – Stabilizimit B.E – Shqipëri, eurodeputeti Manolis Kefaloyannis, viziton Shqipërinë.
Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.
Të henën e Pashkëve më 6 maj në orën 11.00 do të vizitojë në burgun e Fierit bashkëkandidatin e vet, Kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili që prej një viti mbahet padrejtësisht në burgjet shqiptare.
Do të takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar me ta çështje që i preokupojnë, siç është çështja e pronave dhe shteti i së drejtës në Shqipëri.