Euro sot po këmbehen në vlerën më të ulët historike, duke thyer të gjitha rekordet e deritanishme.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një euro po këmbehet me 100.2 lekë, shifra më e ulët ndonjëherë, ndërkohë që vjet në këtë periudhë një euro kushtonte 107 lekë.
Sipas të dhënave zyrat e këmbimit valutor apo bankat sot po ua blejnë euron qytetarëve me 99.9 lekë.
Zhvlerësimi i euros ka më shumë se një vit që vijon duke shkaktuar pasoja negative tek bizneset importuese, por nga ana tjetër nga ndihmuar qeverinë të ulë borxhin e marrë në valutë.
Ndërsa Banka thotë se rënia e euros ka ardhur si rezultat i fluksit valutor që ka tregu i ndikuar prej shtimit të turistëve, të remitancave dhe investimeve. Pra tregu ka shumë ofertë për euro por pak kërkesë.