Ballina Shqiperia ime Erresire ne 7 qytete te vendit,zbulohen arsyet e ndërprerjes së energjisë

Erresire ne 7 qytete te vendit,zbulohen arsyet e ndërprerjes së energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se për stakimin në avari të Linjës 220 kV Tirana2 – Rrazhbull të OST-së, sot më datë 05/01/2025 në orën 17:37, si pasojë e të cilës u ndërpre energjia në të gjitha N/stacionet e Rajonit Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Kuçovë, Berat.

Pas rreth 30 minutash, u bë e mundur rikthimi i energjisë në N/stacionet e rajoneve të mësipërme, ku vlen të theksohet se u vendosën në punë vetëm fidrat e rëndësisë së veçantë, spitalet dhe kopshtet e qytetit, duke lënë me kufizime të thella pjesën tjetër të popullatës.

Në orën 17:52, energjia u ndërpre përkohësisht dhe në Rajonin e Sarandës, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime. Aktualisht, me kërkesë të OST-së për shkak të ngarkesës, po kryhet një rivendosje graduale e ngarkesës në rajonet e mësipërme, e cila po realizohet nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës, në varësi të udhëzimeve dhe hapësirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.