Ballina Shqiperia ime Erion Veliaj niset drejt SHBA-së?

Erion Veliaj niset drejt SHBA-së?

Screenshot

Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të aeroportit të Rinasit.

Qëndronte i vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”, tha një burim për Lapsi.al. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky udhëtim për të cilin nuk ka konfirmim për kthimin, vjen një ditë pasi stafi i Veliajt publikoi në media një deklaratë të gjatë, ku akuzohej SPAK se në hetimet ndaj tij është treguar “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Pra Veliaj që si të gjithë qytetarët e këtij vendi gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes, po ankohet se atij prokurorët po i bëjnë një hetim të padrejtë dhe tendencioz.

A do të zgjedhë ai të përballet me ta, apo do të ndjekë si Arben Ahmetaj tu shmanget atyre?

Katër pistat për të cilat SPAK shpalli se dyshon për Veliajn, midis të cilave ajo e pastrimit të parave që shkon deri në 15 vite burg, dëshmuan se pozita e tij është rënduar së tepërmi. Këtë e dëshmoi edhe fakti se, për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe bashkisë u angazhuan në një sulm frontal ndaj SPAK, duke e akuzuar atë se po bëhet instrument i luftës së brendëshme në PS. Një burim i pakonfirmuar tha për Lapsi.al se Veliaj do të kthehet pas disa ditësh (nuk dihet saktësisht) dhe se ka kapëcyer oqeanin në një tentativë të dëshpëruar për të lobuar trajektoren e fatit të vet personal, që ka marrë për keq.

Ai mohoi të përdorë fjalën arratisje dhe shmangie nga drejtësia, pavarësisht se vetë Veliaj mendon që ndaj tij po bëhet një gjueti shtrigash.Ai mohoi gjithashtu edhe pretendimin se Erioni i paskësh thënë Ramës, që “nëse më ndodh gjë mua do të të marr me vete”. / Lapsi.al