Ballina Aktualitet Erion Veliaj dhe familja e tij po hetohen për korrupsion.

Erion Veliaj dhe familja e tij po hetohen për korrupsion.

Burime tepër të besueshme konfirmojnë se në adresën ku ndodhen zyrat e qendrës ‘Harabel’ të Ajola Xoxës, janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash.
Në ambientet ku ndodhen zyrat e ‘Harabelit’, kanë adresë edhe dy kompani të tjera, ndërsa po kryhen veprime se kujt i përkasin këto para.
Sa i takon veprës penale të korrupsionit, SPAK mbetet tepër hermetik për detaje, duke e konsideruar si tepër sekret hetimin, përfshirë edhe përcaktimin e veprës penale nëse është për korrupsion aktiv apo pasiv

Hetimet deri me tani po shtrihen vetëm për veprën penale te korrupsionit, por nuk përjashton faktin qe nëse dalin të dhëna te  tjera mund te rëndojë pozitën te Erjon Veliaj dhe familjareve te tij.

Prokurori Ols Dado pak muaj me parë i ka dërguar shkrese bankave më qëllim marrjen e transaksioneve bankare kredive apo llogarive të tjera ne emër te Erjon, Arben dhe Shqiponja Veliaj dhe Ajola Xoxa.