Ballina Shqiperia ime Ekz*kutohet me armë brenda lokalit një person , policia në ndjekje të...

Ekz*kutohet me armë brenda lokalit një person , policia në ndjekje të autorit

Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe. Një person është afruar nga jashtë, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Më pas autori me mjetin e tij ka marrë rrugën për nga Shijaku.