Ballina Bota Ekstremi i djathtë ne Gjermani ,paralajmëron: Nëse vijmë në pushtet, votojmë për...

Ekstremi i djathtë ne Gjermani ,paralajmëron: Nëse vijmë në pushtet, votojmë për daljen nga BE

Telemmglpict000363025337 17059232389180 Trans Nvbqzqnjv4bqws0ecmfrwa8ofsmtfx3mw7rtn Et0u4adekgjlevg

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa für Deutschland (AfD), ka thënë se partia e saj do të bëjë fushatë për një votim të stilit të Brexit për anëtarësimin në BE nëse vjen në pushtet, duke e quajtur largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku një model për vendin e saj.

Alice Weidel i tha Financial Times se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte “shumë i drejtë” dhe se për Gjermaninë një “Dexit” do të nxiste vetëvendosjen e vendit.

“Është një model për Gjermaninë, që dikush mund të marrë një vendim sovran të tillë,” tha ajo.

Ishte një nga deklaratat e para publike të partisë që nga fillimi i valës së protestave mbarëkombëtare kundër AfD-së, të shkaktuar nga zbulimet se anëtarët kryesorë kishin marrë pjesë në një takim të fshehtë në të cilin u diskutua një “masterplan” për dëbimet masive të të huajve dhe mbajtësve të pasaportave gjermane, me synimin që partia të zbatojë planet nëse do të vinte në pushtet.