Ballina Shqiperia ime Eksportet e frutave dhe perimeve rritje me 26% në 3-mujorin e parë...

Eksportet e frutave dhe perimeve rritje me 26% në 3-mujorin e parë 2025

Eksportet e fruta-perimeve kanë shënuar rritje në sasi dhe në vlerë gjatë 3-mujorit të parë këtij viti, krahasuar me një vit më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se gjatë periudhës janar-mars 2025, eksportet e frutave dhe perimeve shqiptare shënuan rritje me 26% në vlerë dhe 11% më shumë në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ajo vlerësoj se, performanca pozitive e sektorit bujqësor i adresohet punës së palodhur të fermerëve për produkte cilësore “Made in Albania”, që konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.Vazhdojmë rritjen falë punës së palodhur të gjithë zinxhirit ekselent prodhues – përpunues – eksportues të vendit tonë, të cilin e kemi mbështetur dhe do të vijojmë t’i japim prioritet, drejt përmbushjes së objektivit të qeverisë, 1 miliard euro eksporte brenda kësaj dekade”, u shpreh ministrja Denaj.