Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.