Ballina Aktualitet Edi Rama ne Patos: Më 11 maj do marrim fitore rekord në...

Edi Rama ne Patos: Më 11 maj do marrim fitore rekord në Qarkun e Fierit

Fjala e plotë e Ramës në Patos:

Kijeni mirë parasysh se këtë kohë e kemi sjellë me shumë përpjekje, por e ka sjellë dhe fati evropian i shqiptarëve. nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por është dhe BE që do që Shqipëria të hyjë në shtëpinë e tij. 11 maji nuk është dita e zgjedhjes së radhës. Ndonjëherë ndodh që zgjedhjet nuk janë thjeshtë ballafaqim mes forcave politike, por janë si këto, takim me historinë.

Sepse më 11 maj, Shqipëria nuk do zgjedhë mes forcash politike, por mes vendit të saj në BE dhe alternativës tjetër të kthimit prapa. Do zgjedhë mes të mirës së përbashkët të një populli dhe interesi të një 80 e kusur vjeçari, që do të bëjë çorap Shqipërinë. Kam besim se shqiptarët këto ditë, do ta ndjejnë peshën e përgjegjësisë së 11 majit. Nuk do e harrojnë se kur Gjergj Kastrioti vuri barrikadën për të mbajtur anën e Europës nuk kishte BE, por si profet vuri fatin e kombit tonë me Europën dhe jo me Azinë. Rilindasit e lanë të shkruar këtë profeci si amanet. Pastaj në gjithë këto vite shqiptarët u munduan ti bashkohen Europës duke shkuar në Europë.

Shumë shqiptarë janë integruar atje. është koha që Shqipëria e tëra të bëjë këtë gjë. Koha që çdo shqiptar të marrë përsipër fatin europian të Shqipërisë, duke bërë zgjedhjen e duhur të vendosë se cili dhe cila të kenë pasaportën europiane. Pasaporta që është statusi i ri i shqiptarëve si qytetarë të barabartë me bashkëqytetarët europianë. Status që i jep fund atij korridorit të veçantë. Ku na mbajnë me radhë dhe na kontrollojnë me policë pasaportën. Me pasaportë do hymë në Europë njësoj si ju nga Patosi hyni në Tiranë. Hyrja përveçse status është një fuqi e re për Shqipërinë. Fuqi morale, politike dhe ekonomike. Me hyrjen Shqipëria do përfitojë një buxhet të ri.

Dua tju them se çdo njeri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit, do ja bëjë qepalla Europës dhe do lërë pas hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekuj. Hyrja në BE do i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë, për të vendosur barazinë para ligjit do jetë e pakthyeshme përgjithmonë.

11 maji është i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë. U votua PD jo se ishin me PD por duhej mbyllur një histori dhe hapur një histori e re. Nuk mund ta humbim trenin e historisë. Nuk mund ta lëmë derën e hapur të BE-së të na mbyllet para syve. Duhet të vendosim të gjithë besimin dhe kurajon që Shqipëria e 2030 të jetë një Shqipëri europiane dhe ky flamur të ngjitet aty. Më 11 maj do marrim një fitore rekord këtu në Fier, në kryeqytetin e socialistëve.