Ballina Shqiperia ime E takoi dhe më pas i vuri flakën, dyshohet se ish bashkeshorti...

E takoi dhe më pas i vuri flakën, dyshohet se ish bashkeshorti ishte i dehur! Detajet nga ngjarja maka*bër

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Korçës, ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij, kanë dalë në dritë detaje të reja.U raportua se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.

Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.

U bë me dije se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.

Gjithashtu u raportua Bledar Trëndafili e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për ti kërkuar të heqë dorë nga divorci.