Një vajzë 13-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit nga rrufeja pak metra larg prindërve në veri të një plazhi në Greqi, ku familjarët “fajësojnë” një copë metali në rrobat e banjës që i kishte veshur.
Adoleshentja greke Dorothea po notonte me prindërit në plazhin Faros, në afërsi të Poseidi të Halkidikit, kur u godit nga rrufeja ku si pasojë mbeti e vdekur në vend.Kryebashkiakia e Kassandreia, Anastasia Halkia tha se familja e cila u godit nga një shi i befasishëm i verës, po dilte nga uji kur ndodhi më e keqja.
Kishte rrufe të fuqishme. Ishte një lloj stuhie e verës që zakonisht nuk shkakton telashe”, shtoi ajo.
Mediat greke raportojnë se familja po ngutej të shkonte drejt veturës për të shmangur shiun, kur rrufeja goditi dhe mbyti vajzën e re.
Dorothea ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve, kur u godit nga rrufeja dhe mbeti e vdekur në vend.