Ballina Shqiperia ime E përfshirë në dosjen e Veliajt, Bushka në mbledhjen e grupit të...

E përfshirë në dosjen e Veliajt, Bushka në mbledhjen e grupit të PS-së: Ajolën dhe Erionin i kam miq

Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK.

Ajo ka shpjeguar marrëdhëniet me çiftin Veliaj-Xoxa, ndërsa është ndalur edhe tek rastet ku sipas saj artistë janë intimiduar nga ana e organit të akuzës.

“Përfshirja e emrit tim në hetimin e kryetarit të bashkisë, lajm që si ju e kam dëgjuar nga mediat përmes një deklarate për shtyp të SPAK.