Policia e Matit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi mbante armë në makinë.Efektivët shprehen se kur i riu Ardiklajd Metra ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka hedhur pistoletën në tarracën e një lokali. Pas ndjekjes nga policia, i riu u prangos.
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, dhe për të shmangur kontrollin e policisë, hodhi armën nga automjeti në taracën e një lokali, falë veprimeve të shpejta të policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës dhe një kapsollë detonator.
Në vijim të kontrolleve të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i Ligjit”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se drejtuesi i një automjeti lëvizte i armatosur, kanë ngritur pika kontrolli për lokalizimin e mjetit.
Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njoft0n policia.